Rreth Nesh
1. Historiku
Kompania Geris shpk, i ka fillesat e saj në vitin 1994 si një biznes i vogël familjar me fokus në tregtimin dhe shitjen e artikujve të ndryshëm me shumicë dhe pakicë. Me kalimin e viteve dëshira, përkushtimi i vazhdueshëm dhe ambicia sollën zhvillimin e kompanisë duke filluar importin si dhe shpërndarjen e markave ndërkombëtare në Shqipëri. Qëllimi i këtij zhvillimi ishte i qartë: Shtimi i vlerës tek konsumatorët vendas. Përgjatë viteve Geris është bërë distributor zyrtar i disa prej markave më të njohura botërore të produkteve të konsumit të gjerë për territorin e Shqipërisë.
Ishte viti 2013, ku pas rritjes së kërkesave në treg, kompania bëri hapin më të rëndësishëm në historinë e saj duke investuar në një fabrikë gjigande dhe moderne të përpunimit të celulozës dhe prodhimit të produkteve të saj - duke u bërë e para kompani e llojit të saj në Shqipëri.
2. Misioni
Misioni ynë është të ofrojmë produkte ekselente për klientët tanë, të inspirohemi vazhdimisht nga ta - për të krijuar, prodhuar dhe siguruar produkte dhe shërbime me cilësi maksimale dhe çmimin më të mirë për një jetë të thjeshtë dhe të sigurtë.
Vlerat Tona: • Pasioni • Ambicia • Besimi • Bashkëpunimi • Entuziasmi